Jennifer Aniston tani ka bërë më shumë miq pasi iu bashkua platformës Instagram me një foto bashkë me bashkë-aktorët e serialit Friends.
50-vjecarja tërhoqi gati pesë milionë ndjekës në 12 orë pasi postoi një selfie me Lisa Kudrow, Courteney Cox, Matt LeBlanc, David Schwimmer dhe Matthew Perry, transmeton portali arbresh.info.
Postimi pasoi zbulimin e saj të fundit se kasta ishte takuar në shtëpinë e Cox.
“Dhe tani jemi miq edhe në Instagram. CKEMI INSTAGRAM”, ka shkruar aktorja.
Pasi që profili i saj u shfaq të mos pranojë ndjekës të rinj për një kohë të shkurtër për shkak të një vështirësie teknike, Aniston bëri shaka: “Më falni, mendoj se e kam prishur”.
Mesazhi i saj është pëlqyer nga më shumë se tetë milionë përdorues, ndërsa numri i ndjekësve të saj aktual qëndron në 6.4 milionë.
Aktorja raportohet se fitoi më shumë se 116,000 ndjekës brenda 30 minutave nga krijimi i llogarisë së saj.
Pretendohet që ajo tashmë ka rekordin për grumbullimin më të shpejtë të një milion ndjekësve në Instagram.
Sipas Guinness Ëorld Records, Princi Harry dhe gruaja e tij Meghan e kanë mbajtur atë titull që nga prilli, kur llogaria e tyre e përbashkët arriti atë moment historik në pesë orë dhe 45 minuta.
Besohet se llogaria e Anistonit e tejkaloi atë rekord në një periudhë shumë më të shkurtër, megjithëse kjo ende nuk është verifikuar zyrtarisht./arbresh.info/
Asociacioni “Klubet Sportive Prishtina” emëron bordin dhe kr...
Shkup/ Ligji për Gjuhët pritet të shqyrtohet në mars të viti...
Fitimi, Gresa dhe Laurenti ngjallin të qeshura teksa flasin ...
Hamza premton Fond Shtetëror të Bursave: 25 milionë euro çdo...
Arb Manaj, futbollisti më i mirë i muajit dhjetor tek Drita
Prokurorja thotë se është vërtetuar që në veprimet e Çedomir...