Pak ditë më parë qarkulloi nëpër emdia të ndryshme lajmi se idy ish-et, Brad Pitt dhe Jennifer Aniston po kalonin pushimet bashkë në Como bashkë me vajzën e Pitt. Por shumë shpejt është sqaruar gjithçka duke e konsideruar lajm të rremë.
Asnjë rikthim përrallor! Historia e dashurisë mes Jennifer Aniston dhe ish bashkëshortit Brad Pitt është përfundimisht diçka e shkuar tanimë. Edhe pse romantikët e pandreqshëm na bënë të shpresonim deri në minutën e fundit, dyshja nuk ka qenë kurrë në liqenin e Komos, si të ftuar të George Clooney, shkruan tgcom.it
Ishte vetëm një lajm i rremë, siç bën të ditur Komuna në një komunikatë dhe turma e fotografëve të vendosur para vilës për të kapur ndonjë foto të çiftit së bashku mbetën ‘me gisht në gojë’.
‘Na vjen keq për këtë trazirë të shkaktuar në nivel botëror dhe u kërkojmë paparacëve të cilët kanë ditë që janë vendosur jashtë vilës së Clooney, të lënë të lirë kalimin e makinave dhe atë këmbësor, sepse po verifikohen disa probleme në qarkullim’, thuhet në komunikatë.
Asociacioni “Klubet Sportive Prishtina” emëron bordin dhe kr...
Shkup/ Ligji për Gjuhët pritet të shqyrtohet në mars të viti...
Fitimi, Gresa dhe Laurenti ngjallin të qeshura teksa flasin ...
Hamza premton Fond Shtetëror të Bursave: 25 milionë euro çdo...
Arb Manaj, futbollisti më i mirë i muajit dhjetor tek Drita
Prokurorja thotë se është vërtetuar që në veprimet e Çedomir...