Sipas revistave të mediave rozë ‘In Touch’ dhe ‘ The New Idea’ yjet e Hollywood Jennifer Aniston dhe Brad Pitt janë rikthyer bashkë.
Sipas mediave dy aktorët e famshëm po shijojnë një udhëtim romantik së bashku.
Brad raportohet se ndodhet në Itali me ish-bashkëshorten dhe vajzën e tij Shiloh Jolie-Pitt.
Aktori mesa duket dëshiron që 12-vjeçarja të qetësohet pasi është më e prekura nga të gjithë fëmijët e tjerë për shkak të betejës së divorcit të prindërve të saj.
Angelina Jolie paraqiti kërkesën për divorc nga Brad në shtator 2016.
Ndërsa Jennifer njoftoi ndarjen me bashkëshortin Justin Theroux pas martesës rreth 2 vjeçare.
Sipas mediave të tre, Aniston, Brad dhe Shiloh donin të merrnin pak pushim nga drama e jetës së tyre personale.
“Jen sapo përfundoi xhirimet në Itali, kështu që Brad mori Shiloh dhe iku atje. Ata po qëndrojnë në Komo,”-tha një burim, duke shtuar: “Shiloh ka shpenzuar gjithnjë e më shumë kohë me Jen.”
Jolie dhe Aniston kanë luajtur një rol të rëndësishëm në jetën e Brad.
Jennifer dhe Pitt u martuan nga viti 2000 deri në vitin 2005. Ata u ndanë pasi aktori ra në dashuri me Jolie gjatë xhirimeve të fimit Mr And Mrs Smith.
Por Brad dhe Aniston nuk kanë pasur asnjëherë fëmijë së bashku.
1 mijë ditë luftë Rusi – Ukrainë, Osmani: Fitorja e Ukrainës...
Shtyhet vendimi i zbatimit të dënimit të Donald Trumpit
Borell: Thirrjet për një luftë bërthamore, të papërgjegjshme
Nagavci: 444 investime në përmirësimin e infrastrukturës në ...
Zinxhiri i Edit kthehet në temë diskutimi: A është ari dhe s...
Debat i ashpër mes Lelës dhe Leos