Adhuruesit e Jennifer Aniston dhe Brad Pitt nuk do të mendonin kurrë në një milion vjet që dyshja, që dikur ishin çifti i artë i Hollywood-it, do të ishin përsëri miq.
Superylli i serialit “Friends”, Jennifer çmendi mediat sociale vetëm dy ditë më parë, duke pëlqyer një nga fotot e Brad në Instagram.
Kanë kaluar 15 vjet që kur Brad dhe Jennifer ishin çifti i fuqishëm.
Sidoqoftë, ky reagim nga Jennifer është shenjë që bën të mendojnë nëse ekziston një shans që ata të rikthehen përsëri.
Sipas burimeve, familjet e tyre me siguri do të mirëpresin një gjë të tillë.
“I gjithë Hollyëoodi kpo bëjë tifo të fshehta për ta … ata thjesht duket se sjellin më të mirën tek njëri-tjetri”, thotë prodhueja e filmave në Hollyëood dhe CEO i firmës globale të takimeve Kelleher International, Amber Kelleher Andrews.
Amber, e cila nuk pranon të konfirmojë ose mohojë një gjë të tillë, pretendon se miqtë e Jen mendojnë se “kjo është e pashmangshme”.
Ajo shton: Në fund të ditës ka të bëjë me kiminë dhe ata të dy, Brad dhe Jen, ata i kanë ato.
“Të dy familjet dhe miqtëi duan ata dy bashkë. Nuk është sekret që familja e Bradit e duan absolutisht Jennifer.
Babai i gjashtë fëmijëve Brad, 56 vjeç, u nda me Angelina në shtator 2016, e ndjekur ndarja nga Jen dhe aktori Justin Theroux në shkurt 2018.
Shenja e parë që Braniston – siç njiheshin si çift – po rindërton miqësinë e tyre erdhi kur Brad u fotografua duke shkuar në festën e ditëlindjes së 50-të Jenit në shkurt.
Poashtu një nga të ftuarit e paktë në festën e fundit të Krishtlindjeve intime të Jennifer, ai ishte i pari që mbërriti dhe i dyti i fundit për t’u larguar.
Gjithsesi se a janë këto pretendime të vërteta apo jo, mbetet të shihet.
Brenda pak ditësh një sërë shkeljesh e skandalesh në ministr...
Kosova U19 fiton ndeshjen e fundit, por nuk mjafton për kual...
Miftaraj: Osmani i tregoi Qeverisë e Kuvendit se s’dinë të h...
“Si nuk po të vjen marre, nuk po të njoh se kush je”, Kevini...
Parandalohet futja e kontrabandës në Qendrën Korrektuese të ...
“Trepça” largon përkohësisht dhe një punëtor, mungoi në punë...