Javën e kaluar, Channing Tatum dha lajmin e trishtuar që miku i tij më i mirë kishte vdekur papritmas.
Në një foto të tijën me mikun të cilën e kishte ndarë në Instagram dhe Twitter, 37 vjeçari kishte shkruar edhe një deklaratë.
“Miku im i parë dhe më i mirë Corey Vaughn iku nga kjo botë për në tjetrën këtë të martë me datën 21” shkroi ai.
https://www.instagram.com/p/Bm2Pbe-h-10/?taken-by=channingtatum
“Kam kaq shumë për të thënë. Kurrë nuk do t’a harroj sesi më ka qëndruar pranë dhe mbrojtur kur u shpërngula për here të parë në Mississippi. Gjithë të qeshurat dhe problemet që bënim.
“Më kurrë nuk do t’a shohë atë buzëqeshje në këtë jetë. Dhe kjo më bëri që t’i rikujtojë të tjerëve të mos i shtyjnë gjërat. Takoni miqtë, ose thirrni apo shkruani mesazh. Asnjëherë nuk e dini ç’mund të ndodh.”
Pranë mesazhit gjithashtu shkroi: “Pusho në paqe Corey kurrë nuk do të harrojë çmendurinë tënde. Të dua me gjithë zemër. Të gjitha bekimet për familjen tënde.”
Dhe për të konfirmuar se çifti ende janë miq të mirë, gruaja e Channing. Jenna, kontaktoj ish-in për t’a ngushëlluar për vdekjen tragjike.
“Pusho në paqe Corey”, shkroi ajo si përgjigje në postimin e tij emocionues. “I uroj të gjithë dashurinë e botës familjes së tij tani.”
https://www.instagram.com/p/BNkvuvchyG7/?taken-by=channingtatum
Channing dhe Jenna të cilët kanë një vajzë, Everly, dhanë lajmin për ndarjen e tyre në prill, duke i dhënë kështu fund martesës së tyre nëntë vjeçare.
Në një deklaratë çifti kishte thënë: “ Asgjë nuk ka ndryshuar në lidhje me sa e duam njëri-tjetrin, por dashuria është një aventurë që po na dërgon në rrugë të ndryshme tani për tani./arbresh.info/
Parandalohet një rast i kontrabandës në Han të Elezit, vlera...
Policia e rajonit të Ferizajt heq 12 patentë shoferë për një...
KQZ-ja nuk certifikon Listën Serbe për zgjedhjet e 9 shkurti...
Lajçak mesazh fundviti Kosovës dhe Serbisë: Pa normalizim ma...
Milan Radoiçiq e Zvonko Veselinoviq ia mësyjnë ndërtimit të ...
Shqipëria mbyll TikTok-un, për këtë vendim shkruan ‘The Tele...