Dafina Zeqiri zyrtarisht është fejuar, madje pikërisht në ditëlindjen e saj dhe lajmi bëri bujë sot në mediet e shtypit rozë.
E ftuar së fundmi në emisionin “E diela jonë”, Dafina ka folur për martesën me partnerin e saj Kreshnik Gjergji, derisa tregoi se kur do të bëhet dasma.
“Dasmën kemi vendos nga fundi i vitit. Nuk duam të martohemi kur është shumë nxehtë”, deklaroi artistja.
“Unë Kreshnikun e njoh që 15 vite, e kom pas gjithmonë shumë shok të mirë. Unë nuk e kam ditë që ai ka pëlqim tjetër ndaj meje”, tregoi ajo duke folur për lidhjen me partnerin e saj.
Dafina gjithashtu foli edhe për spekulimet e shumta për shtatzëni, gjë për të cilën tha se nuk është.
“Edhe unë edhe Kreshniku jemi të emocionuar [për të pasuri fëmijë] për momentin kur do që të ndodhë. Edhe jemi të hapur që të ndodhë ajo kurdo. Domethënë nuk e kemi në plan, jo sot e nesër. Jo pas dasmës e para dasmës”, potencoi Dafina.
Zelensky takon liderët e BE-së në Bruksel, para kthimit të T...
Zv.ndihmëssekretari amerikan i Shtetit në Shqipëri për 5-vje...
Hamza: Brengë për mua janë preokupimet e qytetarëve, jo part...
Debat me tone të larta mes Xuxit dhe Sarës, shkak aktrimi
Hamza: Autostradat do t’i përfundoj, do të ketë lidhje të re...
Mehmeti: Vetëm 90 minuta hapësirë në ditë në një televizion ...