Këngëtarja e njohur shqiptare, Jehona Sopi, është rikthyer pas një kohe të gjatë në festivalin “Kënga Magjike”, në mesin e artistëve të mëdhenj.
Ishte viti 2013 njëkohësisht viti i fundit kur edhe artistja shqiptare ishte pjesë e këtij kompeticioni, gjersa tani është kthyer me një baladë mjaft të veçantë të titulluar, “Anej”.
Tekstin e ka shkruar Aida Baraku, kurse për muzikën është përkujdesur bashkëshorti i saj, Armend Regjepagiqi.
Orkestrimin e ka bërë Fatjon Miftari në bashkëpunim me këngëtarin Yll Limani ndërkohë që për miksimin dhe masterizimin është kujdesur Lorenc Aliaj.
Projekti tanimë është publikuar në platformën digjitale, YouTube, dhe me t’u lansuar mori reagime të shumta nga fansat e Jehonës duke u shpërndarë gjithandej.
Marrë parasysh bashkëpuntorët e suksesshëm të saj, kjo baladë nuk ka dyshim se do të mirëpritet dhe pse jo të rrëmbejë ndonjë çmim në këtë garë të madhe muzikore.
Përveç se bëri rikthimin në estradë, e njëjta është kthyer edhe në rrjetet sociale pasi u bë me llogari të re në Instagram dhe nga aty njofton shumë të reja rreth saj dhe karrierës profesionale. /Telegrafi/
Mot i paqëndrueshëm në Shqipëri, vranësira dhe reshje shiu, ...
Një orë pritje për hyrje në Kosovë nga Dheu i Bardhë
Turqia ia zë vendin Iranit si forcë e huaj mbizotëruese në S...
Bernabeu iu përul legjendës: Një lamtumirë madhështore për d...
Meksikë, rrëzohet avioni “Cessna 207”, raportohet për 7 vikt...
LDK shënon 35-vjetorin e themelimit