Jay Z përfshin të gjitha bizneset e tij për t’i ndihmuar viktimat në Puerto Rico

13:17 | 5 Tetor 2017
Arbresh.info

Jay Z ka përfshirë të gjitha bizneset e tij për t’i ndihmuar viktimat e uraganit.

Fillimisht ishte përfshirë kompania e tij muzikore TIDAL, pastaj klubi i tij në Manhattan 40/40 si dhe kompania e tij e konjakut.

Jay Z ka ofruar 40/40 si vendstrehim për viktimat e uraganit në Puerto Rico, përderisa kushdo që ofron ushqim dhe veshmbathje për këto viktima përfiton një shishe konjak të brendit të tij.

Ndërkohë TIDAL pritet që të dërgoj një aeroplan të mbushur me ndihma për në Puerto Rico.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme