Jay-Z dhe Beyonce japin bileta falas për veganët

14:29 | 31 Janar 2019
Arbresh.info

Beyonce dhe Jay-Z kanë marrë vendim që të japin bileta falas për veganët.

Nëpërmjet një postimi të fundit në Instagram, këngëtarja seksi, Beyonce, ka njoftuar se ajo dhe burri i saj Jay-Z do të japin bileta falas për veganë, pra kjo në mënyrë që njerëzit të mësohen me dietë ushqimore vegane.

Çifti i muzikës është duke bashkëpunuar me një kompani të quajtur “Greenprin Project” dhe së bashku kanë sfiduar njerëzit që të ndryshojnë mënyrën se si ushqehen, të paktën për një javë.

Pra në qoftëse dëshironi që të bëheni pjesë e këtij projekti të çiftit simpatik duhet ta provoni “Të hënën pa mish”, ose të zotoheni që të hani të paktën dy vakte në dite vetëm me ushqime vegane.

Disa nga opsionet tjera thuhet se janë që ta ktheni mëngjesin tuaj gjithmonë në një vakt vegan, ose ushqimin që merrni me vete në punë ta keni gjithmonë pa mish ose nënprodukte të tij.

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme