Google ADS

Jasmina largohet nga “Përputhen” pasi Andi tërhoqi deklaratën për të?

13:31 | 28 Prill 2021
A. B.

Jasmina ka dhënë sinjale se është larguar nga “Përputhen”.

Jasmin Kadriu dhe Andi Artani janë parë si dy konkurrentë që mund të dalin çift nga “Përputhen”.

Madje, Andi ishte deklaruar vetëm për Jasminën, e të njëjtën gjë pas tij e kishte bërë edhe ajo.

Megjithatë, marrëdhëniet mes tyre kanë ndryshuar, andaj konkurrenti një javë më parë deklaroi se po e tërheq deklaratën që e kishte bërë.

Ai tha se nuk sheh përputhje me Jasminën, ndërsa ajo dukej e mërzitur nga veprim që bëri papritmas Andi.

Pasi larguan fotografitë e njëri-tjetrit nga rrjete sociale, Jasmina bëri një tjetër veprim me të cilin bëri të gjithë të dyshojnë se është larguar nga programi.

Në ‘bio’ të saj, konkurrentja e largoi “Përputhen”, që të gjithë konkurrentët e vendosin, duke nxitur dyshime se është larguar nga emisioni.

Por, e vërteta mbetet të kuptohet në puntantën e radhës të “Përputhen”.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme