Aktori James Franco i cili është akuzuar për ngacmime seksuale nga dy gra me të cilat ka punuar në industrinë e filmit dhe ish-studente në shkollën e tij të Nju Jorkut, do të jetë sërish pjesë e sezonin e dytë të serisë televizive “The Deuce”.
Kanali televiziv HBO ka vendosur që të lejojë Franco të kthehet në serinë televizive për ta luajtur rolin e njërit nga vëllezërit binjakë Vincent dhe Frankie Martino.
Producenti ekzekutiv i “The Deuce” David Simon tha se edhe pas gjitha akuzave për Francon, ata personalisht nuk kemi marr asnjë ankesë kundër tij.
“Personalisht unë mund të flas vetëm për “The Deuce”. Kam kontrolluar në të gjithë personelin por nuk kemi ankesa për ndonjë incident shqetësues që përfshihet Z. Franco. As HBO nuk ka marr asnjë ankesë” tha ai.
“Nga përvoja jonë, ai ishte tërësisht profesional si aktor, regjisor dhe producent” shtoi pos tjerash producenti i “The Deuce”.
“The Deuce” është një seri televizive amerikane e krijuar dhe shkruar nga David Simon dhe bashkëpunëtori i tij George Pelecanos, seria ka filluar të transmetohet që nga tetori i vitit 2015. /radiovalarinore/
LDK sot mban Forumin e Rinisë
Kush janë imigrantët që mund t’i prekë plani i Trumpit...
Horoskopi ditor, parashikimi i yjeve për shenjën tuaj
Analistët: Rebelët sirianë, qasje të ngjashme me Talebanët n...
Moti sot në Shqipëri
Qeveria prezanton programin për parandalimin dhe zvogëlimin ...