Adele ka folur si rrallëherë publikisht për jetën private duke thënë se nuk ka qenë kurrë më e dashuruar se tani.
Këngëtarja ka pozuar për kopertinën e revistës Elle ndërsa ka zbuluar se ëndrra e saj është të bëhet “shtëpiake” pasi planifikon të martohet dhe të ketë fëmijë me partnerin e saj, Rich Paul.
“Nuk kam qenë kurrë e dashuruar kështu. Unë jam e fiksuar pas tij. Patjetër që dua më shumë fëmijë. Unë jam shtëpiake dhe jeta e qëndrueshme më ndihmon me muzikën”, tha këngëtarja e njohur, duke shtuar:“Por tani për tani, gjithçka që kam në mendje është Las Vegas. Unë dua të kem sukses”.
Planet familjare: Adele ka zbuluar se ëndrra e saj është të bëhet një ‘shtëpiake’, pasi ajo planifikon martesën dhe fëmijët me të dashurin Rich Paul pasi më në fund solli shfaqjet e saj në Las Vegas në skenë këtë dimër.
Përsa i përket thashethemeve që qarkullojnë se ata po fejohen, Adele tha: “Epo, unë nuk jam e martuar. Unë jam thjesht e dashuruar. Unë jam e lumtur si kurrë më parë. Mund të jem edhe e martuar”, ndërsa duke iu referuar unazës së saj masive, e cila ndezi gjithë këto thashetheme, ajo u përgjigj:
“Nuk jam e fejuar. Më pëlqejnë vetëm bizhuteritë luksoze”. Kujtojmë që Adele dhe agjenti sportiv u takuan në një festë disa vite më parë dhe e bënë publike lidhjen e tyre në verën e vitit 2021. Muzikantja ishte e martuar më parë me biznesmenin Simon Konecki, babai i djalit të saj 9-vjeçar Angelo.
Përplasen 2 automjete në aksin Korçë-Pogradec, 2 të lënduar
Dënohet me 18 vite burg pronari i hotelit që u shemb nga tër...
Mungesa e energjisë elektrike, ministria e Ekonomisë del për...
Mbesin pa ujë deri nesër dy fshatra të Vushtrrisë
Atletico Madrid skuadra me më së shumti pikë në top pesë lig...
PZAP aprovon ankesën e Listës Serbe, anulohet moscertifikimi...