Ja pse ‘të gjithë’ janë të fiksuar pas serialit Game of Thrones

21:29 | 20 Gusht 2017
Trina Galanxhi

Shkencëtarët në SHBA kanë zbuluar pse një pjesë e madhe e njerëzve në botë janë të dashuruar me serialin ‘Game of Thrones’.

Sipas tyre kjo nuk ka të bëjë as me skenat erotike, por as me dhunën që shfaqet në serial, transmeton portali arbresh.info

Sipas portalit shkencor Science Alert, 300 shikues i janë nënshtruar studimit, përderisa ata kanë parë serialin.

“Pesë momentet më të mira, pse njerëzit janë fiksuar pas serialit ka të bëjë me dialogun, dramën, tensionet mes karaktereve dhe përplasjet me shpata ose me dragonjë”, thonë hulumtuesit.

Por sipas tyre, arsyeja kryesore për popullaritetin e serialit është dialogu mes karaktereve.

Shkencëtarët hodhën poshtë mitin se shikuesit janë të fiksuar për shkak të skenave erotike ose dhunës.

Kohëve të fundit është duke u shfaqur sezona e shtatë e serialit Game of Thrones./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme