Ka spikatur qysh fëmijë me zërin e fuqishëm dhe ka vijuar të ketë në muzikë një profil të kuruar artistik.
Ndryshe nga shumë këngëtarë të tjerë, Flaka Krelani nuk është dyzuar për të bërë muzikë të mirë, për veshin dhe për publikun e zgjedhur, për të gjithë ata që duan të dëgjojnë muzikë live dhe për kulturën e të kënduarit të vërtetë.
Me zjarrin që e karakerizon, Flaka di ta ndezë skenën në ҫdo dalje, aq sa, sapo përmendet emri i saj, gjithҫka ndizet.Prej disa javësh, Flaka ka ndezur skenën e spektaklit YFSF dhe për ҫdo të hënë ka shkëlqyer me performancat e jashtëzakoshme. Nuk ka qenë e thjeshtë të hyjë në lëkurën e ҫdo personazhi, por ka marrë vlerësimet maksimale të jurisë dhe duatrokitjet e pafundme të publikut. Adelina Ismaili, Michael Jackson, Jennifer Lopez, Whitney Houston e shumë të tjerë janë mishëruar në skenën e Tv Klan përmes Flakës dhe të gjithë janë mahnitur nga interpretimi i saj.
Eksperiencën në YFSF Flaka po e shijon jashtëzakonisht: “Është eksperienca më e bukur që kam jetuar…” – tha ajo pasditen e sotme, e ftuar në “Rudina”, në Tv Klan, edhe pse pranon që nuk është aq e thjeshtë të shkëlqesh me lëkurën e personazheve të famshme në vetëm tri minuta: “Është një përgjegjësi e madhe të futesh ҫdo javë në karaktere të ndryshme. Duhet të studiosh ҫdo lëvizje të tyre, të futesh vërtet në karaketer.
Sa herë sheh videot dhe interpretimet e tyre, mundohesh që të personalizosh gjithҫka në vetëm tri minuta…” – tregon Flaka.E pas gjithë këtyre eksperiencave, sigurisht fshihet një mbështetje e madhe e familjes, më të cilën Flaka ka një lidhje të veҫantë.
E ëma, Fekrije Krelani, prej 13-vjetësh i ka rritur e vetme tre fëmijët, dy binjakët Qëndrimi dhe Qëndresa, motra dhe vëllai i Flakës, dhe këngëtaren, 6 vjet më e vogël se ata.
Por ka marrë një kënaqësi të jashtëzakonshme prej tyre, është një nënë krenare dhe e lumtur, sepse të gjitha sakrificat pas vdekjes së të shoqit ia kanë shpërblyer fëmijët.
Në një video-mesazh të përgatitur enkas për të bijën, pas disa muajve që ajo është transferuar në Tiranë, e ëma e Flakës, i ka shprehur asaj dashurinë dhe krenarinë live, madje duke e ndarë me të gjithë mirënjohjen për të bijën: “Jam shumë krenare për ty, sepse ҫdo sakrificë dhe ҫdo vështirësi, ti e ke kthyer në forcë për të vazhduar përpara…” – i tha ndër të tjera e ëma dhe nuk e pati aspak të vështirë ta përlote të bijën. Pas saj, edhe Qëndrimi, i vëllai, gjithashtu i kishte përgatitur një mesazh së motrës duke i shprehur dashurinë dhe krenarinë.
Shoku më i mirë i jetës së saj, siҫ e quajti veten Qëndrimi, është dhe do të jetë gjithmonë krahu i djathtë i artistes sa herë ajo të ketë nevojë.
E emocionuar dhe mirënjohëse për gjithҫka që i kanë falur, për mbështetjen në ҫdo hap që ka hedhur në jetë, Flaka e pati të vështirë t’i mbajë lotët, por për të do të mbetet një kujtim i paharruar kjo surprizë e familjarëve, të cilët janë fansat e saj më të zjarrtë.
Kurti: Prapa sulmit terrorist në Ibër Lepenc qëndron Millan ...
SHBA do të rrisë prodhimin e raketave
Barcelona mbetet sërish pa Torresin
Kushtetuesja shtyn për janar shqyrtimin e kërkesës së ish-kr...
“Mua më pëlqen është çikë e mirë”, Driloni flet me Rovenën p...
Rama vijon traditën, ndan medalje ari për 188 nxënësit eksel...