Në orën 20:00 në Instagramin e artistes Elvana Gjata shfaqet një klip ku kengëtarja në anglisht, rrëfen për veten e saj.
Në maj të një shkëmbi që duket të jetë në Shqipëri ajo tregon se sa e rëndësishme është muzika për të.
“Për mua muzika është gjuha universale e njerëzimit. Unë nuk u bëra këngëtare thjesht për tu argëtuar. Unë doja të komunikoja. Muzika ime është pasqyrimi i asaj që unë jam. Pasqyrimi i jetës sime, në të voglën dhe të bukurën Shqipëri. Identiteti është me rëndësi për mua, shkruan anabel, jo vetëm gjuha apo skena në të cilin zgjedh të këndoj. Emri im është Elvana…” Në fund këngëtarja e mbyll me “Emri im është Elvana”, që të krijon përshtypjen (duke marrë parasysh edhe gjuhën angleze) se është prezantimi i saj i parë përtej kufijve. Elvana, prej kohësh na ka dhënë shenja se po përpiqet të vazhdojë karrierën e saj jashtë Shqipërisë dhe madje e kemi parë shpesh me një prej producentëve më të mirë të momentit në Amerikë, Poo Bear.
Por Anabel.al ka mësuar se klipi i sapo postuar në Instagram i paraprin një bashkëpunimi të jashtëzakonshëm. Sipas burimeve tona, mendohet që kënga e parë në anglisht të dalë në datën 14 dhe autori i hitit të saj premierë, është as më pak e as më shumë, por David Guetta dora vetë!
Nëse informacionet janë të vërteta, atëherë ky është bashkëpunimi më i fuqishëm muzikor i një artisteje shqiptare.
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...