E ka mbajtur gjithmonë larg vëmendjes së kamerave e syve kureshtarë edhe pse ai është babai i djalit të saj.
Çiljeta Xhilaga dhe amerikano-latini Thomas kanë qenë për disa vite në lidhje, një raport që ka vazhduar më së shumti në distancë. Çifti ishte njohur në Francë, por këngëtarja ka folur pak në media për historinë e tyre të dashurisë.
A ishte kjo dëshirë e Thomas? Këtë nuk e dimë, por fakt është që shfaqjet e Çiljetës me të kanë qenë të rralla, për të mos thënë inekzistente. Megjithatë, ja ku kemi një foto të tyre, të shkrepur gjatë kohës që ishin në një lidhje bashkë.
Vitin e kaluar, Çiljeta rrëfeu publikisht se lidhja me babain e vogëlushit të saj Fernando kishte përfunduar, ndërsa shumë shpejt këngëtaren e pamë në krahët e futbollistit Alban Hoxha, me të cilin vazhdon edhe sot.
PSG triumfon nga Monaco në një ndeshje me shumë gola
Ulni faturat e energjisë me një truk që ruan nxehtësinë në s...
Aksident zingjiror në Prishtinë
Arrestohet një i mitur i dyshuar për veprën penale “Vjedhje ...
Tre shenjat më kreative të zodiakut që kanë gjithmonë ide të...
Natyraliteti i femrave bëhet ‘mollë’ sherri i një debati të ...