Që kur u mësua se dasma do të ishte këtë vit, në të gjitha intevistat pyetja për Besin dhe Xhensilën ka qenë e njëjtë: “Kur do të martoheni?” Xhensila, si natyrë supersticioze, nuk ka dashur ta zbulojë, por edhe partneri i saj, aktori i njohur i humorit, me gjithë lojën e tij, ka ditur t’i bëjë bisht së njëjtës pyetje sa herë ka qenë i ftuar nëpër intervista.
Tani, më në fund, e mësuam. Korriku ishte një prej muajve që mendohej se do të organizohej dasma, por çifti e mohuan këtë pa dhënë më shumë detaje. Gazetarët e lajmeve të showbiz-it, në një speciale për dasmat e këtij viti, kanë zbuluar për “Lart e poshtë” se Xhensila dhe Besi do të martohen në shtator. Datën, ende nuk e kemi mësuar, por të paktën zbuluam muajin. Edhe pse çifti vazhdon t’i mbajë detajet hermetike, është mësuar se dasma do të jetë shumë e madhe dhe me shumë të ftuar VIP, miq të të dy artistëve. Xhensila, ndërkohë, ka zgjedhur edhe fustanin e nusërisë.
Përveç detajeve të pakta, edhe ceremonia e martesës pretendohet të jetë private dhe larg syrit kureshtar të mediave. Një dasmë vetëm për vete, kështu e duan.
https://www.facebook.com/573409412824237/videos/816270925204750/
“Kam bërë tetë transfuzion gjaku dhe kam humbur 11 kg” – Tys...
Leo thotë se tek Lela e gjen qetësinë, Gjesti i bën pyetjen ...
Diddy akuzohet se ka tentuar të pengojë hetimin dhe ka ndiku...
Vetaksident në Duhël, kamioneta përfundon jashtë rrugës
Inter synon goditjen e madhe – transferimin e yllit të Liver...
Rovena-Edit: Të është zbuluar loja