Në korrik, Netflix njoftoi se “Friends,” seriali jashtëzakonisht popullor, do të largohet nga platforma në fillim të 2020-s. Të drejtat për streaming i bleu HBO Max dhe pritet që seriali të kalojë në këtë platformë, që supozohet të lançohet në pranverën e vitit që vjen.
Kjo do të thotë që për disa muaj, s’ka Rachel, Monica, Phoebe, Chandler, Joey dhe Ross për ata që janë mësuar me grupin e shokëve.
Mësohet se “Friends” nuk do të gjendet më në Netflix që prej 1 janar 2020. Data e lançimit të HBO Max s’është bërë ende publike.
HBO Max dhe Warner Media do të bashkëpunojnë për të krijuar programe të reja për shikuesin që s’janë bërë ndonjëherë më parë në platforma streaming. Sidoqoftë, nuk dihet nëse HBO Max do të mund të shihet nga Shqipëria, porsi Netflix.
Moti sot në Shqipëri
Institucioni i Avokatit të Popullit diskuton sot për shëndet...
Moti sot i vranët dhe intervale me diell
Sot mbahet mbledhja e përbashkët e Qeverisë së Kosovës dhe M...
Vazhdon procesi gjyqësor ndaj ish-krerëve të UÇK-së
Sara dhuron spektakël, realizon vallëzim si dënim nga Xuxi