Dhe megjithëse është e vështirë ta imagjinosh, ekziston një çmim që askush në Hollivud nuk do të donte ta fitonte. Bëhet fjalë për çmimet Razzie për interpretimet dhe filmat më të këqinj të vitit.
Këtë “nder” në thonjëza e meritoi Kirk Cameron për filmin “Kirk Cameron’s saving Christmas”, që fitoi edhe si filmi më i keq, kombinimi më i keq në ekran mes Cameron dhe egos së tij dhe skenari më i keq.
Cameron Diaz u përzgjodh si aktorja më e keqe jo për një, por dy filma: “The other woman” dhe “Sex tape”.
Filmi “Annie”, ku Diaz gjithashtu kishte një rol së bashku me Jamie Fox dhe Quvenzhane (Kuavenzhenei) Wallis, fitoi si riprodhimi më i keq i një filmi të mëparshëm.
Michael Bay, një i preferuar i Razzie fitoi përsëri si regjisori më i keq për “Transformers: Age of Extinction”./voa
Ferizaj triumfon ndaj Gjilanit, Prishtina dhe Malisheva ndaj...
Hapet konkursi i ri për specializime, 268 vende në 37 lëmi s...
KFOR zhvillon stërvitje në Pejë, simulohet një operacion eva...
Zjarr në Kuvendin e Seulit, evakuohen 500 persona
Osmani nderohet me Çmimin “Grand Excellence 2024” nga Albani...
Guardiola: Man City nuk ka asnjë shans për titullin e Ligës ...