Sot edhe djali i tij luan përkrah kolegut të babait në serialin vendor “Çka ka shpija” që transmetohet në televizionin publik RTK.
Po ashtu edhe nëna e Orikut, Pranvera është emër i njohur në gazetarinë kosovare.
Pranvera ka punuar gjatë si gazetare, kurse tash ne RTK ka përgjegjësi menaxheriale.
Më herët ka qenë redaktore e lajmeve qendrore, sot ajo me sukses e kryen punën si redaktore përgjegjëse e programit të mëngjesit ne Televizionin Publik të Kosovës.
Nderkohe përveç profesionit të njëjtë babë e bir kanë edhe diçka të përbashkët, që të dy e adhurojnë futbollin dhe ekipin londinez Chelsea.
Prindërit e Orikut kanë edhe një vajzë në moshë me të vogël se djali me emrin Hana. Se a do i ndjek hapat e babait dhe vëllait apo te nenes, mbetet të shihet në të ardhmen.
Simeone trajneri i muajit në La Liga
ShBA e shqetësuar që KQZ-ja nuk certifikoi Listën Serbe
Nënkryetarit të Kuvendit të Shqipërisë i bie të fikët në pro...
Arteta i shqetësuar pas lëndimit të Sakas, futbollisti prite...
Tensione në protestën e opozitës, shoqërohen në polici katër...
Protestuesit përplasen me policinë te Rruga e Elbasanit në T...