Bes Kallaku ka qenë i ftuar në “Wake Up“ ku ka folur rreth eksperiencës më të re në Itali.
Ndër të tjera ka treguar edhe pak detaje nga dasma që po afron.
Ai dhe Xhensila do të kurorëzojnë dashurinë në verën e këtij viti dhe siç duket ceremonia do të bëhet në mjedis të hapur.
Besi ka dëshirë që të zhvillohet në natyrë, por gjithçka do të varet nga moti.
Çifti është duke shpresuar që atë ditë të mos bjerë shi.
Data e dasmës ende nuk është bërë publike, kjo për supersticion.
Ndryshe, aktori ka përgënjeshtruar zërat se po largohet prej ‘Portokallisë’ dhe po zhvendoset në shtetin italian për të vazhduar karrierën artistike.
Zarf gri dhe eleminim, sonte pritet një ‘prime’ i zjarrtë në...
Kumbaro: Buxheti 2025 me rritje – 10,4 milionë vizitor...
Projektbuxheti 2025- Balluku: Financim Korridorit 8 dhe Blu,...
A të bën të lumtur paraja? Përgjigjen banorët
Kosova dhe Maqedonia e Veriut nënshkruajnë Memorandumin e M...
Haradinaj: Të tjerët japin grante për familjarë, ne do të ul...