Ja çka thotë V’ Magazine për klipin ‘Redrum’ (Foto)

15:57 | 28 Shkurt 2017
Arbresh.info

Magazina prestigjioze ndërkombëtare V Magazine ka shkruar për këngëtarenkosovare me renome ndërkombëtare Era Istrefi.

Keni kujdes nga Era Istrefi, sepse ajo “do t’ju përtyp si kanibal.”

Kështu e fillon shkrimin kjo revistë për Erën, shkruan portali arbresh.info.

Duket se kësaj radhe Era ka përzgjedhur për titull të këngës së saj referencën nga “The Shining” i Stanley Kubrick, “Redrum” që po qe se e lexojmë së prapthi i bie Murder-Vrasje, shkruan V Magazine.

Në klip Istrefi paraqet fantastike, teksa pamja e saj është mbresëlënëse dhe për tu admiruar.

Videoklipi i këngës ‘Redrum’ ka arritur të depërtoj menjëherë pas publikimit./Arbresh.info

capture_1488263879-9696273

 

Të ngjashme