Spektakli i njohur “Big Brother Albania” vazhdon të sjell befasi të ndryshme nga java në javë.
Shtëpia, e cila tashmë brenda saj ka vetëm çifte, është kthyer në shtëpinë më të vëzhguar të shqiptarëve, të cilët ndjekin spektaklin 24/7.
Një kureshtje të madhe tek publiku zgjon çdo javë edhe çifti opinionist i spektaklin, i cili çdo javë është ndryshe.
Javën e kaluar në karrigen e opinionistëve janë ulur banorët e eleminuar nga shtëpia Kleodiana dhe Egnajti, ndonëse ishte paralajmëruar që do të ishin Lind Islami dhe Venera Lumani, por që kjo zgjedhje ndryshoi në minutat e fundit.
Burime të Telegrafit pranë spektaklit bëjnë të ditur se këtë javë opinionistë në “Big Brother” do të jenë çifti i njohur i skenës Big Basta dhe Vesa Luma.
Kjo e fundit ka qëndruar këto ditë në Kosovë për xhirimet e klipit të ri, ndërsa është nisur për Tiranë, ku bashkë me bashkëshortin e saj do të gjykojnë lojën e çifteve në natën e spektaklit, të shtunën mbrëma.
Se si do t’i komentojnë banorët e shtëpisë çifti që ka bërë bashkë dy shtete, kjo mbetet t’u parë.
Biden fal dënimet me vdekje
Prokuroria në Gjakovë ngrit aktakuzë ndaj të pandehurit që v...
Ilir Avdyli largohet nga Llapi
Deri në një orë pritje te Dheu i Bardhë për të hyrë në Kosov...
Panik në Portin e Durrësit, përplasen rëndë dy tragete
Dënohet me burg ish-kryetari i Bashkisë së Lezhës, Fran Frro...