Google ADS

Ja çfarë thotë Shkurte Fejza për aderimin dhe përkrahjen ndaj AAK-së

17:56 | 9 Qershor 2017
Arbresh.info

Këngëtarja Shkurte Fejza gjatë ditës së sotme (e premte) është përfolur se po përkrah Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës.

U thanë zëra madje edhe se ajo ka aderuar në këtë parti.
Por, vet këngëtarja në një prononcim për Telegrafin, ka mohuar të jetë pjesë e ndonjë partie, ndërsa nuk ka shprehur as përkrahjen për ndonjë subjekt politik, në këtë rast AAK-në.

Shkurte Fejza tha për Telegrafin se në mitingun e AAK-së ka qenë e ftuar vetëm si këngëtare, njëlloj siç pranojnë edhe shumë këngëtarë tjerë të këndojnë nëpër fushata të partive të ndryshme.

Mujt e fundit shumë këngëtarë, gazetarë e emra të njohur të ekranit kanë aderuar nëpër parti politike, por në këta emra nuk bën pjesë Shkurte Fejza, dhe të njëjtën gjë e deklaron edhe bashkëshorti i saj, Hajrush Behluli.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme