Marina Fara është një emër familjar për publikun, por jo një personazh publik. Të gjithë e njohin si vajzën e këngëtares Eli Fara, por e njohin edhe nga setet e fotove provokuese në rrjetet sociale. Vëmendja e madhe mediatike që Marina ka marrë kohët e fundit është fokusuar kryesisht në statusin e saj privat.
Pak muaj më parë, u mësua se Marina shpalli fejesën me një biznesmen të njohur në Tiranë dhe vetëm pak ditë më parë, mediat postuan lajmin se ajo i ka dhënë fund fejesës dhe tashmë ka krijuar një lidhje të re.
Të gjitha këto aludime mediatike për Marinën, natyrisht i kanë rënë në vesh edhe këngëtares së njohur, Eli Fara, e cila, si ҫdo prind, nuk ndihet mirë për ato që thuhen e shkruhen për të bijën, aq më tepër kur Marina nuk është person publik dhe jeta e saj private nuk ka pse të komentohet.
E ftuar pasditen e djeshme në “Rudina” për të promovuar klipin e saj të ri “Mbolla një bahҫe”, Eli Fara është përballuar edhe me disa pyetje nga publiku, ndër to edhe ato për vajzën, pikët e dobët të këngëtares.
E ngacmuar edhe nga moderatorja për komentet dhe shkrimet për Marinën dhe jetën e saj private, Eli thotë se përpiqet që të mos u japë rëndësi, por, natyrisht, si ҫdo prind, edhe ajo nuk ndihet mirë për komentet e jetës së saj në media e portale: “Për mënyrën se si i sjellin të tilla lajme, askujt nuk i vjen mirë, sidomos prindit. Unë mundohem të mos u kushtoj rëndësi këtyre komenteve. Për mua është e pakuptimtë të merresh me jetën private të një njeriu që, për më tepër nuk është personazh publik. Ajo nuk është personazh publik dhe nuk ka nevojë për t’u komentuar nga të tjerët…” – thotë Eli duke iu referuar lajmeve të fundit për Marinën.
Ndërsa mediat që merren me lajme të tilla, Eli i quan “media të ligësive, që ҫorodisin shoqërinë… dhe nuk është mirë.”
Marina ka mbaruar studimet për drejtësi dhe punon si juriste. Per Elin, fakti që ajo nuk ka lidhje me artin është fat, sepse njerëzit që kanë një punë tjetër jashtë artit, tregon këngëtarja, e kanë jetën më të qetë dhe janë më afër familjes.
KEDS tregon se ku do të ketë ndërprerje të rrymës të enjten
“M’ke shajtë me rob”, vazhdon përplasja mes Sarës dhe Xuxit
Eltoni rrëfen mes lotësh për takimin me Parashqevinë: Është ...
Bedri Hamza: Me Fondin e Papunësisë dhe Gjykatën e Punës për...
Atentat me armë zjarri në Vlorë -Plagosen 2 persona, njëri p...
Zelensky takon liderët e BE-së në Bruksel, para kthimit të T...