Ja çfarë nuk i pëlqen Gjikos te Elita

19:14 | 10 Janar 2020
A. B.

Elita Rudi e cila u tërhoq nga ekrani pas lindjes së djalit, tani është rikthyer në një mënyrë tjetër, moderatorja e njohur ka filluar të realizoj “Vlog”.

Është kjo një mënyre e re për të qëndruar pranë adhuruesve të saj, ndërsa “Vlog” aktualisht është mjaft i njohur në mbarë botën.

Së fundi Elita ka realizuar në të tillë me bashkëshortin e saj Gjiko, i cili iu është përgjigjur pyetje të Elitës.

Ndër to prezantuesja ka qenë e interesuar të dijë se cila është gjëja që Gjikos nuk i pëlqen te ajo.

Përgjigja e reperit ishte se atij nuk i pëlqen se ajo ndërron temat kur janë duke biseduar.

“Që kërcen prej një teme në tjetrën”, u shpreh Gjiko.

Ndryshe, çifti u martuan në vitin 2018 ndërsa janë prindër të një djali.

 

View this post on Instagram

 

Sa me njef burri ??Videon e gjeni te linku ne bio ? @gjikotheflyboy

A post shared by Elita Rudi Gjikolli (@elita.rudi) on

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme