Ja çfarë kishte vënë në kokë Rita Ora në paraqitjen që bëri bujë (FOTO)

07:42 | 3 Maj 2017
Arbresh.info

Rita Ora aktualisht është duke u konsideruar një ikonë mode nga njerëzit e kësaj fushe.

Bukuroshja e lindur në Kosovë ishte të hënën mbrëma pjesëmarrëse në ngjarjen e përvjetshme që mbahet në ShBA, Met Gala, shkruan arbresh.info.

26 vjeçarja la të gjithë pa mend kur u paraqit në tepihun e kuq me një fustan të kuq përrallor.

Por ajo që u la të gjithëve përshtypje ishte edhe stili i saj i flokëve dhe shumica nuk e kishin kuptuar se çfarë u kishte bërë ajo flokëve të saj.

Mirëpo siç shihet në fotot më afër, parukierët e saj i kanë vendosur në kokë copëza të shumta flokësh të prera në formë dhe madhësi të njëjtë.

I gjithë ky proces, sipas vetë Ritësi ka marrë shumë kohë dhe përkushtim.

Kjo e ka bërë këngëtaren kosovare të duket shumë e veçantë dhe të komentohet nga të gjitha mediat botërore./Arbresh.info.

rs_1024x759-170502103823-1024-rita-ora-hair-met-gala-2017 ritaora11-2aacb2e5-a57b-4fb4-950c-e29a65ec975e

https://www.instagram.com/p/BTnHK2PFgCU/?taken-by=ritaora&hl=en

https://www.instagram.com/p/BTnHbFnFlBy/?taken-by=ritaora&hl=en

https://www.instagram.com/p/BTnFpRxlbeF/?taken-by=ritaora&hl=en

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme