Ja çfarë domethënje ka emri i djalit të Tunës (FOTO)

21:22 | 2 Maj 2017
Arbresh.info

Këngëtarja Altuna Sejdi – Tuna lindi sot djalin e saj të parë me Patris Berishën
Me të dalë lajmi ka pasur mendime të ndryshme se çfarë do të thotë ai, me portalet që spekuluan se Tian është sinonim i emrit Tina që do të thotë “‘dinjitoz’ ose i ‘shenjtë’.

Por, në të vërtetë emri Tian është emër i mitologjisë kineze.

Në gjuhën mandarine Tian ishte sinonim i “parajsës në qiell”, kurse si emër përdoret shumë si muzë e “hyjnores” në poezinë romantike kineze.

Në aspektin religjioz kinez, Tian ishte perëndia që mbretëronte mbi Zotat më të vegjël dhe qeniet njerëzore.

Termi i emrit “Tian” në kinezishten e vjetër referohet edhe si “hyjni” dhe “mbizotërues”. Cilido emër që përdoret është i saktë.

tuna-1_1493750432-6593759

 

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme