Transmetuesi publik izraelit KAN, ka lëshuar një njoftim të befasishëm sot, duke bërë të ditur se nuk do të marrin pjesë ne Eurovisionin e këtij viti në Torino të Italisë.
Transmetuesi publik KAN, sot tha se Izraeli aktualisht nuk po planifikon të konkurrojë në “Eurovision Song Contest 2022”, pasi mbrojtja e sigurisë për delegacionin nuk mund të garantohet.
Punonjësit në Ministrinë e Jashtme të Izraelit, shërbimi izraelit i sigurisë janë aktualisht në grevë, ndërsa KAN tha se nuk janë në gjendje të ofrojnë persona për të shoqëruar delegacionin në Torino.
“Ne nuk mund të marrim përgjegjësi për sigurinë e delegacionit pa siguri në emër të shtetit të Izraelit. Deri më tani, për shkak të grevës së Ministrisë së Punëve të Jashtme, që prek protokollet e sigurisë, delegacioni izraelit nuk do të marrë pjesë në Eurovizionin e Torinos”, tha KAN në një deklaratë në Twitter.
Ndryshe, Izraeli kishte zgjedhur këngëtarin Michael Ben David me këngën “I.M” për Eurovision, ndërsa i njëjti do të këndonte i dyti me radhë në natën e dytë gjysmëfinale më 12 maj.
As of now, due to the Ministry of Foreign affairs strike, that affects the security protocols, the Israeli delegation will not attend the Eurovision in Turin.
— KAN Eurovision Israel (@kaneurovision) April 12, 2022
PSG triumfon nga Monaco në një ndeshje me shumë gola
Ulni faturat e energjisë me një truk që ruan nxehtësinë në s...
Aksident zingjiror në Prishtinë
Arrestohet një i mitur i dyshuar për veprën penale “Vjedhje ...
Tre shenjat më kreative të zodiakut që kanë gjithmonë ide të...
Natyraliteti i femrave bëhet ‘mollë’ sherri i një debati të ...