Google ADS

Iu nënshtrua një operacioni, çka po ndodh me Dua Lipën?

14:11 | 16 Mars 2018
Arbresh.info

Këngëtarja shqiptare, Dua Lipa, është detyruar që të heq dorë nga dy koncerte të tjera, ku do të ishte shoqëruese e Bruno Mars në turneun e tij australian “24 Magic”.

22-vjeçarja përmes një deklarate zyrtare të premten, anuloi paraqitjen e saj në dy shfaqje në Sidnej.

Një përfaqësues i Duas tha për “Daily Mail”: “Vetëm Brisbane dhe dy shfaqje të Sidnej janë anuluar deri tani”.

Në “Instagram”, këngëtarja tregoi për operacionin e saj në gojë, prej të cilit hoqi dhëmballën e pjekurisë.

“Dita 3, ndjej dhimbjen më të keqe nga operacioni i dhëmbit dhe mezi pres që kjo të mbaroj”, shkroi ajo në një foto.

“Jam kaq me fat që kam miq të tillë të mahnitshëm që kujdesen për mua, duke u zgjuar duke u siguruar se i kam pirë të gjithë antibiotikët, duke më bërë supë dhe duke më përgatitur akull”.`

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme