Ismail Kadare fiton çmimin Ndërkombëtar të Letërsisë “Neustadt”

14:04 | 6 Tetor 2020
A. B.

Shkrimtari i njohur, Ismail Kadare ka fituar çmimin Ndërkombëtar të Letërsisë “Neustadt”, që njihet edhe si Nobeli Amerikan.

Kadare është laureati i 26-të i këtij çmimi që jepet për merita të jashtëzakonshme letrare në letërsinë botërore, shkruan portali arbresh.info

Çmimi “Neustadt” është çmimi i parë letrar ndërkombëtar i llojit të tij që e ka origjinën në SHBA dhe është ndër të paktat çmime ndërkombëtare, për të cilin kanë të drejtë të konkurrojnë njëkohësisht poetë, romancierë, skenaristë dhe dramaturgë. /arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme