Opinionistja e “Big Brother VIP”, Balina Bodinaku ka folur rreth eksperiencës së saj në reality-show në një intervistë në “D Night” në Ora news.
Bodinaku tha se ishte diçka e papritur për të eksperienca si opinioniste dhe e cilësoi këtë eksperiencë si “intensive, komplekse dhe deri diku të dhunshme.”
“Ishte shumë komplekse në fakt, në radhë të parë ishte shumë e papritur edhe për mua dmth në qoftë se kishte një gjë që unë nuk e kisha menduar kurrë që do ta kisha bërë ishte pikërisht ky pozicion. Ende sot e kësaj dite nuk e di se di u gjenda, pse u gjenda, ja ku jam sot që po flas për Big Brotherin. Ishte shumë komplekse si eksperiencë, ishte shumë internsive, ishte e dhunshme në disa aspekte. Por që edhe më hapi disa dritare drejt një bote që në fakt kish evituar ta shikoj se nuk e njihja aq mirë”, tha ajo.
Në lidhje me situatën me Fifin, Balina tha se në momente të caktuara ka reflektuar nëse ka qenë ajo shkak i gjendjes së Fifit atë mbrëmje.
“Më e komentuara nga të gjitha është situata me Fifin, sepse ishte një situatë shumë më delikate sepse kapërcente lojën. Kapërcente komentet dhe situatat sado të vështira që mund të krijoheshin për hir të lojës sepse përfshihej një kondicion fizik, përfshihej shëndeti. Bëhej fjalë për shëndetin e një personi, kështu që ishte një situatë e vështirë… edhe më e vështirë nga ç’është reflektuar në ekran. Isha në debat direkt me të kur kjo gjë ndodhi dhe ishte e paevitueshme që të pyesja veten ose ta vija edhe në dyshim në momente të caktuara nëse kisha thënë diçka më shumë apo mos isha bërë unë shkak i asaj situate. Por, ok kaloi… gjithçka ka qenë transparente ka ndodhur direkt”, u shpreh Bodinaku./arbresh.info/
Hamza: Gjithçka është shtrenjtuar, unë do t’i rris pagat dhe...
Përfshihet nga zjarri një veturë në Prishtinë, policia jep d...
Mori një goditje të fortë në fytyrë nga kundërshtari, dalin ...
BBVA4 nis të shtunën, mesazhi i Sara Hoxhës: Kemi sakrifikua...
Nesër seanca e përbashkët plenare, deputetët shqiptarë dhe k...
Ledri Vula lanson këngën e re “Oj oj oj”