Ish-truproja i Kanye Westi, Steve Stanulis i cili u raportua se u pushua nga reperi në vitin 2016 ka treguar se si ka qenë puna me Kanyen dhe Kim Kardashian.
Stanulis, një ish oficer i NYPD i Staten Island, në një intervistë për Hollywood Raw me Dax Holt dhe Adam Glyn, tregoi se atij iu dhanë ‘rregulla qesharake’ për t’u bindur dhe e përshkroi yllin e famshëm si “një nga më të njerëzit më të preferuar me të cilët ka punuar”, shkruan DailyMail, transmeton portali arbresh.info
Ai pretendon se pati një debat të ashpër që në ditën e pare të punës me Kanye West, pasi Stanulis ndodhej në ashensor me yllin dhe nuk e dinte se cilin buton duhej shtypur për të zbritur në katin ku ndodhej një studio, ku bëheshin prova për veshjen e tij.
Ish-truproja i yjeve të famshëm i cili gjithashtu ka punuar me LeonardoDiCaprion, tha se Kanye e kishte qortuar se si ai nuk ishte interesuar më herët të dinte se në cilin kat dëshironte të zbriste West.
Stanulis kohë më parë kishte bërë ofendime poshtëruese për çiftin Kanye West dhe Kim Kardashian, pas grabitjes që i ndodhi kësaj të fundit në Paris në tetor të vitit 2016.
Kujtojmë se West nuk iu përgjigj asnjë prej pretendimeve të ish-truporjes së tij në atë kohë. /arbresh.info/
Medon Berisha flet pasi është kthyer në një titullar të padi...
Liverpooli synon ta transferojë senzacionin e Brightonin kët...
MMPHI: Të gjitha rrugët që mirëmbahen nga ne janë të kaluesh...
Kurti: Prokuroria ka intervistuar kryeministra edhe më herët...
Kurti: Radoiçiq ka caktuar dy persona për të realizuar sulme...
Edmond Lajqi pranon fajësinë për vrasjen e gruas: I kërkoj f...