Loredana Zefi nuk është akuzuar vetëm për mashtrim të çiftit zviceran por thuhet se e kishte mashtruar edhe miken e saj, pasiqë ajo e ka akuzuar Loredanën për mashtrim.
Fotografja shqiptare nga gjermania Dorentina V. i kishte lajmëruar në gusht të vitit 2017-të, Loredana Zefin dhe vëllanë e saj Qëndrimin për mashtrim, shkruan portali arbresh.info.
Se shoqja e saj e kishte mashtuar, Dorentina për “20minuten” ka treguar se e ka marrë vesh më vonë pasi ishte kthyer në Gjermani dhe e ka parë adresën e vëllait të saj (Loredanës) Qëndrimit.
“Kompania e kredit kartelës më tha se kisha rezervuar fluturime e kisha luajtur bixhoz në internet. Më ishte bllokuar kartela”, tha ajo.
Ndërsa kur Dorentina ishte konfrontuar me Loredanën, reperja e fajësonte kompaninë e fluturimeve për këtë.
Sidoqoftë, Dorentina kishte vendosur që të kthehej dhe ta gjente Loredanën në apartamentin e Mozzikut në Kosovë. Ajo i donte edhe rrobat që Loredana nuk ia kishte kthyer pas xhirimeve bashkë. Dorentina thotë se Loredana ia ktheu disa nga rrobat, por jo të gjitha, transmeton “20minuten”.
“Unë po rrija te dera e banesës, ndërsa ajo mbante një revole në xhep. I bërtita dhe i thashë cfarë je duke bërëë?????”, u shpreh ajo ndërsa tregoi se Loredana ia kishte kthyer: “Duhet të bëhesh fillimisht dikushi, e pastaj do merrem me ty”. /arbresh.info/
20 vjet nga cunami që solli vdekjen e 230 mijë personave, fa...
“Mos gënje”, “mashtruese”, plas debati mes Xhenetës dhe Sarë...
Guardiola tregon se ku dështoi City ndaj Evertonit
Çmimet 2 herë më shtrenjtë se në 2013, Berisha: Shqipëria e ...
Kurti mori pjesë në ceremoninë e fundvitit të organizuar nga...
Juventus po planifikon ta transferojë yllin e Dortmundit