Google ADS

Ish-presidentja Jahjaga takoi Tuti Sejdiun, biseduan për një projekt që do të finalizohet së shpejti

18:37 | 28 Gusht 2021
A. B.

Bukuroshja e njohur nga Gjilani, Tuti Sejdiu, muaj më parë është shpallur “Miss Universe Kosova”.

Ajo është bërë e njohur edhe për historinë e saj të trishtë, pasi si fëmijë 13-vjeçar ajo ishte përdhunuar, por edhe i kishte shpëtuar një trafikimi të mundshëm në atë kohë, shkruan arbresh.info

E së fundmi Tuti është mirëpritur në takim nga ish-presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga.

Missi theksoi se me ish presidenten biseduan për një projekt që pritet të finalizohet së shpejti për t’u dalë në ndihmë viktimave të luftës dhe abuzimeve të ndryshme.

Postimi i plotë i Tutit:

“Sot, kisha nderin ta takoj, presidenten e parë femër të Kosovës, Atifete Jahjagën.

Me të bashkëbiseduam për një projekt, të cilin pritet ta realizoj së shpejti.

Fjalët,kshillat dhe mbështetja e saj luajn një rol shumë të rëndësishëm për mua gjatë këtij rrugetimi që së shpejti do ta filloj.

Ëndrrën të cilën e kam pasur gjithmonë, për të ndihmuar viktimat e dhunës, trafikimit dhe të abuzimeve të ndryshme që fatkeqësisht shumë femra po edhe meshkuj i përjetojnë gjatë jetës.

Theksoj që gjithçka do të jetë në mënyrë ligjore dhe profesionale.

Le të jetë bota një vend i bukur dhe paqësor për secilin prej nesh”. /arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme