Ronela Hajati është shpallur fituese e edicionit të 60-të të Festivalit të Këngës në Radio Televizionin Shqiptar.
Kënga e saj “Sekret” do të jetë tashmë kënga përfaqësuese e Shqipërisë në Eurovision 2022, që do të mbahet në Itali.
Por mesa duket, kjo këngë nuk është pritur mirë nga të gjithë, pasi është kritikuar edhe nga vet kolegët e këngëtares Hajati.
Ka qenë përfaqësuesja e Shqipërisë në Eurovision 2014, Hersi Matmuja, ajo e cila përmes një videoje të publikuar në Facebook, ka ironizuar me këngën e saj.
“Ku është kënga?”, ka pyetur ajo, ndërsa ka marrë komente të shumta nga miqtë e saj në këtë rrjet social.
Tutje, ajo i është përgjigjur një komentuesi, duke thënë se përpiqet ta kuptojë këngën “Sekret”, por që nuk e gjen kuptimin e saj.
“Jam dakort që ka këngë më të mira Ronela. Nuk më pëlqen të flas negativisht por të betohem që po mundohem me dëshirën e mirë për ta kuptuar por si mendim profesional kjo nuk është këngë. Nuk e kuptoj dot nga fillon e nga mbaron. Teksti nuk ekziston, janë fjale të futura aty pa sens. Por unë asaj si vajzë i uroj suksese, profesionalisht kam shumë rezerva”, ka shkruar Hersi.
Hersi përndryshe e kishte përfaqësuar Shqipërinë në Eurovision në vitin 2014 në Danimarkë, me këngën “Zemërimi i një nate”, ku nuk kishte arritur të kualifikohej në finale.
Gjykata e Francës e mban në fuqi dënimin e Sarkozyt për korr...
Presidentja e Sllovenisë me komandantin e KFOR-it: Jeni një ...
Familjarët e të pagjeturve kërkojnë presion më të madh mbi S...
Dasara Karaiskaj për Parashqevi Simakun: Atë grua e përçudnu...
Shqipëria trajnon ushtarët ukrainas në Komandën e NATO-s
Real Madrid e fiton Kupën Interkontinentale