Vetëm disa ditë më parë, moderatorja e njohur sportive Hygerta Sako bëri xhiron e portaleve dhe shtypit rozë pasi rrëfeu sekretet e rënies nga pesha brenda pak muajsh.
Lajmi i shpërnda menjëherë në të gjitha mediumet online, mund ta lexoni duke klikuar në i ia doli Hygerta Sako të humbte 12 kg brenda pak muajsh, moderatorja zbulon sekretin që duan të gjitha gratë, e sigurisht që publiku femëror ishte më i interesuar për të ditur diçka më shumë nga e përditshmja, thuajse hermetike e ish-miss Shqipërisë.
Në një intervistë për ‘’Tema Tv’’ ajo ka folur më gjatë rreth vetes, marrëdhënies me Anën dhe planeve për një martesë ose një fëmijë të dytë. “E kam menduar të bëhem sërish mama. Ana është shumë e dhënë pas fëmijëve të vegjël dhe unë e kuptoj që për të ndoshta kjo është një mungesë e madhe, por tek martesa e dytë nuk është se besoj. Ndoshta është edhe çështje mentaliteti.
Jam shumë mendjehapur lidhur me këtë temë, por ndoshta ka të bëjë edhe eksperienca ime e parë e martesës e cila nuk eci siç doja unë. Kam menduar që derisa të vij ai që dua unë me kriteret që dua unë, më mirë të rri vetëm se me njerëz që nuk i plotësojnë këto kritere.” është shprehur ajo.
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...