Ish-Miss Kosova mbetet jashtë Asamblesë Komunale të Prishtinës

08:37 | 4 Nëntor 2021
A. B.

Ajo është njëra ndër modelet më të bukura në trojet shqiptare që është distancuar prej vitesh nga bota e showbizit.

Fjala është për bukuroshen Zana Krasniqi, e cila dikur ishte në qendër të vëmendjes dhe mjaft e komentuar, shkruan portali arbresh.info

Modelja së fundi i është futur politikës, ku u bë pjesë e Lëvizjes Vetëvendosje, të udhëhequr nga Arben Vitia, duke kandiduar për asambliste në zgjedhjet lokale 2021, që u mbajtën më 17 tetor.

Por me shpalljen e rezultateve nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve për përzgjedhjen e kandidatëve asamblist, këtë të mërkurë, rezultoi se emri i modeles nuk gjendet në listë.

Ajo nuk e ka marrë numrin e mjaftueshëm të votave për t’u bërë pjesë e Asamblesë Komunale në Prishtinë.

Ajo ka marrë në total 380 vota, duke dalë femra e tetë më e votuar në listën e Vetëvendosjes në Prishtinë.

Kujtojmë se Zana është e martuar dhe nënë e katër fëmijëve. /arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme