Në emisionin “Shihemi në gjyq” të Eni Çobanit, protagoniste këtë të diel kanë qenë dy motrat e ish-bashkëshortit të këngëtares së njohur shqiptare, Violetë Kukaj.
Prej një viti Remzija është e vetmja që merr paratë pa i dhënë asgjë Bahrijes dhe shkak është një problem më i thellë.
Ajo tregon se prej shtatë vjetësh nuk flet me vëllain e vetëm mes tre motrash, Faikun për shkak të një borxhi.
Për arsye se vëllai në një moment nevoje ka telefonuar Bahrijen e cila menjëherë ka marrë avionin dhe ka udhëtuar nga Franca në Kosovë, Remzija pretendon për një marrëdhënie të fshehtë.
Për këtë të fundit ajo mendon se ekziston mes Bahrijes dhe ish-bashkëshortes së Faikut, Violetës e cila i ka kërkuar kunatës ta shtrojë vëllain në spitalin psikiatrik të Prishtinës.
Ky është dialogu i zhvilluar mes tyre:
Remzije: E ka marrë vëllain e ka çuar në spital.
Eni Çobani: Zonja Bahrije, të lutem tani. Hodhe një fjalë këtu që vëllai është në terapi. Kjo është shumë e rëndë. Pra zoti Faik është vëllai juaj i vetëm, ju jeni 4 fëmijë.
Bahrije: Babai im ka vdekur përpara 48 vjetëve.
Eni Çobani: Dhe vëllai juaj jeton sot me nënën apo jo? Zonja Bahrije, kush e shtroi Faikun në spitalin psikiatrik të Prishtinës?
Bahrije: Unë nuk e shtrova.
Remzije: Tregoje të vërtetën si ka ndodhur rasti!
Bahrije: Unë nuk e shtrova vëllain në spital, unë nuk e shtrova vëllain në psikiatri!
Eni Çobani: Si nuk e ke shtruar? Unë kam letrën këtu.
Bahrije: Ishte viti 2018. Të lutem dëgjomë. Më merr vëllai në telefon në orën 12 të natës dhe më thotë “të lutem, ti duhet të vish për Kosovë”. Unë kam marrë burrin tim dhe kemi udhëtuar, ka qenë ditë e diel, të hënën kemi mbërritur në Kosovë. Kur kemi mbërritur, kam takuar vëllain dhe nënën vetë në shtëpi. Nusja, Violetë Kukaj dhe fëmijët kanë dalë nga shtëpia. Vëllai ka qenë vetëm me nënën.
Eni Çobani: Ju pretendoni që kjo martesë u prish për shkak të borxheve?
Bahrije: Për shkak të borxheve.
Dy motrat thonë se nuk i dinë arsyet e borxheve që ka marrë vëllai i tyre për të cilat u ka kërkuar para hua motrave.
Remzija vazhdon të akuzojë Bahrijen pse Faiku ka njoftuar vetëm atë dhe asnjë nga dy motrat e tjera.
Eni Çobani: Në spitalin psikiatrik të Prishtinës, kush e ka shtruar Faik Retkocerin? Është gjynah moj se flitet për vëllain tuaj.
Bahrije: Zonja Eni, unë kontaktova Violetën. Violetë Kukaj më mori në telefon dhe më tha “ti nesër ke takim me psikiatrin”.
Eni Çobani: Pra ty të urdhëronte zonja. Po ti s’je kalama moj zonjë! Ti je goxha zonjë, si të urdhëron bashkëshortja?
Bahrije: Unë doja të ndihmoja vëllain.
Ardit Gjebrea: Për vëllain, e ka bërë për vëllain.
Eni Çobani shpjegon se më 18 Tetor 2018 spitali psikiatrik i Prishtinës ka lëshuar një raport mjekësor sipas të cilit Faik Retkoceri rezulton i sëmurë i shëndetit mendor.
Bahrija thotë se ka qenë e pranishme kur ka ndodhur kjo, por shton se e vetmja arsye ka qenë përpjekja për të mos e parë vëllain në gjendje të mjeruar.
Bahrije: Unë jam detyruar zonja Eni. Unë s’kam dashur ta shoh vëllain të shkatërruar, me familje, me gruan e fëmijët e vet. Unë kam dashur t’iu dal ndihmë dhe i kam thënë në rregull Violetë, unë e çoj ku të më thuash ti.
Remzije: Po pse moj ti e çoje vëllain?
Eni Çobani: Nuk i thoje dot zonjës hajde bashkë me mua ta çojmë?
Bahrije: Violeta, nuk ka dashur moj të të marrë ty.
Remzije: Tre fëmijët e Faikut dhe Violetë Kukaj nuk janë të vegjël.
Bahrije: Moj Remzije, unë e çova vëllain, e mbajta 6 javë dhe ia çoj mjekut dokumentin, e mora vëllain në shtëpi, ndenja dhe një javë dhe u ktheva për Francë.
Remzije: Pse moj ti e more vëllain?
Bahrije: E lashë me nënën se unë kam familjen në Francë, kam burrin, unë ndenja 8 javë dhe e kisha të detyruar të kthehesha në Francë plus kisha një trajtim timin që duhej të kthehesha në Francë patjetër. Unë këtë gjë e kam bërë veç për shkak të vëllait, ta ndihmoja.
Eni Çobani: Vëllai vazhdon tani në terapi?
Bahrije: Vazhdon.
Lidhur me ngjarjen nuk ka pasur asnjë reagim nga këngëtarja e njohur me prejardhje nga Drenasi.
“Gjest i shëmtuar”, Vedat Muriqi kërkon falje publike pasi u...
Policia shqiptoi mbi 1 mijë e 500 gjoba gjatë 24 orëve të fu...
Lukaj: Kosova s`ka nevojë për asociacione, Kushtetuta jep sh...
Plagosja në Vranjevc – arrestohet një person, i konfis...
Gjendet pa shenja jete një person në Shtërpcë
“Economic Times”: Shqipëria mes vendeve ideale evropiane për...