Ish i dashuri miliarderi i Morena Tarakut pas ndarjes ‘ngushëllohet’ nga femrat shqiptare

13:17 | 27 Qershor 2018
Arbresh.info

Morena Taraku vazhdon të mbetet një ndër artistet më të përfolura në mediat rozë.

Së fundi, këngëtarja ka rrëmbyer vëmendjen e mediave në saje të lidhjes me pasanikun Sasha Sobhanin.

Ky i fundit duket se ka bërë për vete shumë femra shqiptare, të cilat e kanë ftuar të vizitoj trojet shqiptare.

Iraniani i ka publikuar disa prej mesazheve që ka marrë privatisht përmes rrjeteve sociale, ku disa prej tyre ia shprehin edhe dashurinë.

E duket se pas mesazheve të marra, Sasha ka vendosur që të vizitojë shumë shpejt Shqipërinë, duke iu përgjigjur pozitivisht ftesave të bukurosheve shqiptare.

Gjersa ditë më parë zeshkania kishte shkaktuar një mori spekulimesh në lidhje me romancën me iranianin, ku kishte shkëputur një fotografi prej një filmi, në të cilin një mashkull i kishte shprehur dashurinë personit të së njëjtës gjini teksa imazhin e kishte shoqëruar me “emoji” në formë të buzëqeshjes dhe fjalët “kur vjen momenti e kupton se të dashurin e ki homoseksual”.

Ndryshe, Morena ka sjell ditë më parë këngën “Femnat”, në bashkëpunim DJ PM dhe DJ Dagz. /Telegrafi/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme