Terapistja e Hollywood-it dhe njëkohësisht modelja e famshme e “Playboy”, Amie Harwick, e cila në të shkuarën ka qenë e fejuara e komedianit të njohur Drew Carey, është vrarë nga një ish i dashur.
Amie u gjet pa shenja jete dhe tërësisht e gjymtuar si pasojë e rënies, në ambientet e jashtme të apartamentit të saj në Hollywood Hills, pasi dyshohet se ishi i modeles, i identifikuar si Gareth Pursehouse, e ka hedhur nga ballkoni të renë.
Mësohet se Amie kohët e fundit kishte kërkuar dhe një urdhër mbrojtjeje, sepse shqetësohej shpesh nga Gareth, por kjo kërkesë nuk është marrë shumë seriozisht nga autoritetet lokale, sipas mediave të huaja.
Pas ngjarjes, policia ka bërë të mundur arrestimin e 41-vjeçarit, që tashmë i duhet të përballet me akuzat e vrasjes.
Petrit Kryeziu emërohet Kryeprokur i Prizrenit
Këto janë vendimet që mori sot qeveria
Kore e Jugut, ministri i Financave merr detyrën si president...
Kurti për Aeroportin e Prishtinës: Gjatë këtij viti është dy...
Reduktime deri në 12 orë, kush është fajtori për mungesën e ...
Të paktën 69 të vdekur pasi një varkë u fundos në ujërat e M...