Ish-gruaja e Jamie Redknapp, Louise, ka treguar se dy djemtë e saj i kanë kërkuar që të mos ekspozohet shumë, por ajo refuzon ta bëjë këtë.
Këngëtarja 45 vjeçare preferon që të vishet në mënyrë provokuese, përkundër se është nënë e dy fëmijëve dhe tashmë e ka edhe një moshë të caktuar.
Për më shumë, djemtë saj, Charles (15 vjeç) dhe Beau (11 vjeç) i kanë kërkuan që të jetë më e vëmendshme në përzgjedhjet e veshjeve të saj.
Ata nuk i kanë miratuar ekspozimet e nënës së tyre gjatë promovimit të albumit të saj më të ri, “Heavy Love”. Megjithatë, ajo i ka injoruar kërkesat e tyre.
“Kur i shoh femrat tjera që bëjnë gjëra të njëjta, nuk i gjykoj. Beyonce është nënë e tre fëmijëve. Asnjëherë nuk do të thosha: ‘Shiko si i dridh të pasmet!’”.
“Nuk jam e përgatitur që të hy në kuti. Kam qenë në atë kuti për 15 vite. Do të rrezikoj dhe do ta shfrytëzoj secilën mundësi që mundem për këtë album dhe tjetrin, edhe më shumë pas tyre. Jam lodhur dhe mërzitur duke qenë e kujdesshme”, ka deklaruar Louise për Classic Pop.
Louise u nda nga ish-futbollisti i Liverpoolit, Jamie Redknapp, në vitin 2017. Ajo ka pranuar për The Sun se përfundimi i martesës 19-vjeçare ka qenë një shok për dhe në ditë të caktuara akoma ndihet keq. /Telegrafi/
“Edi, eja dashuria ime” – Gjesti me kunja ndaj Xhenetës
Fonseca insiston se Milani mund ta fitojë titullin kampion p...
Palestinezët e konsiderojnë moment historik urdhër arrestin ...
“Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket”, paralajmërimi...
Çka i shkakton dhimbjet e kokës në mëngjes?
A Kane karbohidrate kartotat dhe barishtet jeshile?