Çifti simpatik, supermodelja Gigi Hadid dhe këngëtari Zayn Malik janë ndarë pas dy vitesh lidhje.
Fansat e dyshes kanë reaguar me të madhe në rrjetet sociale, shkruan arbresh.info.
Adhuruesit kanë ngritur pyetjet se si e ka pritur lajmin e ndarjes ish e fejuara e Zayn Malik, këngëtarja Perrie Edwards me të cilën u nda në vitin 2015 përmes një mesazhi.
Në anën tjetër, Perrie e cila është në lidhje me futbollistin e njohur Alex Oxlade-Chamberlain nuk ka reaguar lidhur me lajmin e ndarjes dhe komentet e fansave.
Kohë më parë këngëtarja britanike, Perrie kishte deklaruar se ndarja nga Zayn e kishte shkatërruar dhe se është ndjerë shumë e vetmuar atë kohë.
Ndryshe, ishin vetën Zayn Malik dhe Gigi Hadid të cilët bënë të ditur lajmin e ndarjes përmes rrjeteve sociale duke konfirmuar se ata vazhdojnë të mbeten miq.
Sipas The Sun, arsyet e ndarjes thuhet të jenë oraret e ngjeshura të të dyve dhe distanca që ata kishin në mes vete./Arbresh.info/
KG i FFK-së hap procedurë disiplinore ndaj Llapit dhe trajne...
Kurti: Prapa sulmit terrorist në Ibër Lepenc qëndron Millan ...
SHBA do të rrisë prodhimin e raketave
Barcelona mbetet sërish pa Torresin
Kushtetuesja shtyn për janar shqyrtimin e kërkesës së ish-kr...
“Mua më pëlqen është çikë e mirë”, Driloni flet me Rovenën p...