Google ADS

Ish-bosi i Formula 1, 89 vjeç bëhet baba për herë të katërt

14:47 | 2 Korrik 2020
A. B.

Ish-bosi i Formula 1, Bernie Ecclestone, 89 vjeç dhe gruaja Fabiana Flosi, 44 vjeç, kanë njoftuar se janë bërë prindër të një djali.

Djalin e kanë quajtur Ace, dhe është fëmija i parë djalë pas 3 vajzave, Deborah, Tamara dhe Petra nga martesat e mëparshme, e ka konfirmuar zëdhënësi I Ecclestones për CNN, transmeton portali arbresh.info

Lindja e Ace ka marrë vëmendje të madhe në media, duke parë dhe moshën e Ecclestone.

Kujtojmë se, Ecclestone dhe Flosi u martuan në vitin 2012. /arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme