Google ADS

Ish-bateristja e akuzon Beyoncen për magji të zezë

23:05 | 21 Shtator 2018
A. B.

Kimberly Thompson, e cila ka punuar shtatë vite si bateriste e Beyonce Knowles, i ka bërë disa akuza bizare kundrejt divës amerikane të muzikës pop.

Në akuzën e saj, ajo pohon se këngëtarja ka bërë gjithçka për t’ia rrënuar jetën, aq sa ka përdorur edhe magji të zezë.

Sipas Thompson, Beyonce ia përgjon telefonin dhe i kontrollon financat e saja – transmeton The Sun.Ndër pohimet bizare të Kimberlyt është se muzikantja 37-vjeçare ia ka vrarë edhe macen.

Gjyqtari që ka punuar në këtë rast, e ka refuzuar kërkesën e Thompson për t’i caktuar Beyonces një urdhër-ndalesë për t’iu afruar asaj.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme