Google ADS

Ish-banorja Xhensila: Jam pro seksit në Big Brother!

16:57 | 18 Mars 2017
Arbresh.info

Mbrëmjen e sotme pritet që të fillojë edicioni më i ndjekur në vendin tonë Big Brother.

Në rastin e startit drejtuesja e këtij formati, Arbana Osmani organizoi një festë të hapur për mediat ku ndau disa detaje për Big Brother 9.

Të pranishëm ishin personalitet të ndryshëm dhe të njohur për publikun.

Duke filluar me drejtuesit e medias motrat Hoxha, Ledjon Liço, ish-opinionistë dhe ish-banorë të edicioneve të mëparshëm.

Ne kemi përzgjedhur disa emra që gjatë kohës që kanë qenë banor të Big-ut kanë ngjallur interes tek publiku.

Mes tyre janë edhe çifte që u dashuruan brenda shtëpisë, por që sot janë në drejtime të ndryshme nga njëri tjetri.

Ja se çfarë rrëfejnë ata për “Shekullin”.

Xhensila Pere: Jam pro seksit në Big-Brother!

Xhensila si e sheh këtë Big Brother?

Ky Big Brother akoma pa startuar ka marrë vëmendjen e të gjithëve. Formula e këtij viti është goxha tërheqëse. Nuk shoh vijë të mesme do të jetë super show ose thjesht Big-u i radhës. Tejet interesant e bën fakti i ndalimit të seksit, gjë që jam kundër, por është i mirë-menduar sepse thjesht fakti që e ke të ndaluar je më shumë i prirur për ta bërë. Ndaj gjithçka ngelet për t’u parë.

Sa ka ndryshuar jeta juaj pas pjesëmarrjes në këtë reality show?

Jeta ime ka vazhduar në të njëjtën rrugë ku isha para bigut pra modeling, kompeticione bukurie dhe biznes, por me një popullaritet shumë të madh, gjë e cila ka sjellë edhe benefitet e veta.

Në festë ishit në një tavolinë me Fatjonin. Ju keni marrëdhënie të mirë edhe pas ndarjes?

Fatjoni i përket të kaluarës është diçka që ka shumë kohë që ka mbaruar, ndaj dhe është njësoj si banorët e tjerë. Nuk kemi arsye për të mos qenë në të njëjtën tavolinë.

Para disa kohësh keni marrë pjesë në një sfiladë në Romë, si ishte kjo përvojë?

Pjesëmarrja ime në “For wedding” në Romë ka qenë në ndër eksperiencat e mia më të bukura. Dy ëndrra bashkë të sfilosh në Romë dhe me fustan të bardhë, ëndrra e çdo vajze. Përpos emocioneve dhe rritjes profesionale.

Si është jeta juaj sot teksa drejtoni një biznes?

Folëm për botën e spektaklit, por këtu është tjetër botë, bota e biznesit të cilën e adhuroj. Gjithmonë e kam parë veten në krye të një biznesi dhe ja dola. Ka vështirësitë e veta ashtu si çdo lloj fushe por jam në terrenin tim dhe punoj çdo ditë për të kaluar çdo pengesë që has në botën e bukur dhe njëkohësisht të egër të biznesit. Ishte një 3 mujor intensive, pra sezoni i verës, por i mbyllur me sukses. Ndaj tani vazhdoj të punoj e qetë me dashurinë time të vjetër me Miss Univers Albania./Shekulli

Të ngjashme