Ish-banorja e Big Brother VIP e konfirmon: Jam në një lidhje dashurie

18:28 | 30 Qershor 2024
E.G

Ledjona Xheladinaj ka qenë një nga emrat më të pëlqyer në edicionin e tretë të Big Brother Vip Albania.

Ajo u përfol tejet shumë për jetën private, për historinë me ish-bashkëshortin e saj, me të cilin ka një vajzë.

E ftuar në “Mos i bjer me top”, gazetarja është pyetur nëse po shijon një romancë të re dashurie.

Pjesë nga biseda në studio:

Ronaldo Sharka: A është e vërtetë që je në një lidhje dashurie pas daljes nga Big Brother?

Ledjona: Unë di që jam shumë e lumtur dhe e tregon veshja dhe buzëqeshja ime..

Ronaldo Sharka: Do të thotë që po?

Ledjona: E lumtur po.

Ronaldo Sharka: Je e dashuruar?

Ledjona: Kush ta ka thënë këtë, e dije?

Ledjona: Të ka gënjyer…

Ronaldo Sharka: Je në një romancë?

Ledjona: Jam në fillimet e një romance, është e bukur. /Telegrafi/

Të ngjashme