Ish-banorja e Big Brother kapet “mat”…Lidhje e re?

15:40 | 31 Mars 2018
Arbresh.info

Xhensila Pere, një nga femrat më seksi që ka marrë pjesë në “Big Brother”, është kapur “mat” me një djalë, duke u puthur dhe përqafuar.
Në fotot e siguruara nga “Panorama plus”, Xhensila shihet në shoqërinë e një djali të panjohur. Ndërkohë, ajo vetë në profilet e saj në rrjete sociale nuk ka bërë asnjëherë publike ndonjë lidhje të saj. Rreth dy vite më parë bëri një klip erotik me një djalë, me të cilin deklaroi se është e lidhur.

Ajo rrëfeu për mediat se djali është biznesmen dhe se po ia kalonte shumë mirë me të, por nuk pranoi të zbulojë identitetin e tij. Më pas, ajo histori mori fund. Por, padyshim, historia e dashurisë më interesante e Xhensilës, mbetet ajo me Fatjonin, një lidhje dashurie që përfundoi me seks brenda shtëpisë më të vëzhguar në Shqipëri e cila monitorohej 24 orë me kamera. Ish-banorja e “Big Brother Albania”, Xhensila Pere, e ftuar në emision “PopCulture” në Top Channel pak ditë më parë, është pyetur për detaje nga jeta e saj private. Bukuroshja theksoi se aktualisht është single, por që preferon që meshkujt në jetën e saj t’i ketë më të vegjël se vetja.

Mesa duket, ajo këtë lidhje ose dëshiron ta mbajë sekret, ose mund të ketë qenë thjesht një aventurë kalimtare. E pyetur nga moderatorët e emisionit “PopCulture” për projektet e saj të ardhshme, Xhensila theksoi se dëshiron të eksperimentojë edhe botën e kinematografisë dhe pse jo, të luajë edhe filmin e parë porno në Shqipëri, nëse pagesa do të ishte e mirë.

“Aktrimi është një fushë që unë ende nuk e kam eksperimentuar, por më pëlqen të luaj me zjarrin. Nëse do më jepej mundësia për të luajtur një film porno me shumë para, atëherë do të pranoja. Por duhet që shuma të jetë e lartë, ndoshta një miliard euro”, tha ajo.

Xhensila, në intervistat e saj të mëparshme, ka deklaruar se i kanë ofruar 250 mijë euro për të kaluar një natë me të, ndërkohë që në “PopCulture” zbuloi se personi që ia ka ofruar është një shqiptar nga Kosova./Panorama

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme