Google ADS

Irina Shayk tregon arsyen pse e mban hermetike lidhjen me Bradley Cooper

23:56 | 8 Shkurt 2019
Trina Galanxhi

Irina Shayk ka zgjedhur që të mos jetë shumë e hapur për jetën e saj private. Në një intervistë për “US Weekly” supermodelja tregon arsyen pse dëshiron që ta mbajë larg vëmendjes së publikut lidhjen me aktorin e famshëm Bradley Cooper, me të cilin ka dhe një vajzë rreth 2 vjeçe, Lea.

“Kam shumë miq që e ndajnë jetën e tyre personale në Instagram ose në mediat sociale, shumë publikisht. E admiroj dhe them se është e mrekullueshme, por mendoj se kjo ka të bëjë me zgjedhjen personale.

Për shkak se puna ime kërkon që unë të jem atje jashtë, kam vendosur që jeta ime personale të jetë e qetë. Kjo është arsyeja pse ajo quhet personale, sepse është diçka mes teje dhe familjes tënde dhe ndihem e lumtur me të”, tha ajo për “Glamour”.

Dyshja, nisi lidhjen në vitin 2015, pas ndarjes së supermodeles me Cristiano Ronaldon. Ata bënë një dalje të rrallë publike në tapetin e kuq të “Golden Globe Awards” në fillim të janarit. Cooper dhe Shayk mirëpritën fëmijën e tyre të parë në mars të 2017-s.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme