Modelja e njohur ruse, Irina Shayk ka nisur një fushatë të re mahnitëse reklamash.
Irina pozoi pa këmishë për bashkëpunimin e saj të ri me dizajneren e këpucëve, Tamara Mellon, një sipërmarrëse britanike e modës, shkruan Daily Mail transmeton arbresh.info
Modelja, që ka një fëmijë me Bradley Copper, kishte veshur pantallona prej lëkure dhe këpucët e Tamarës teksa realizoi imazhet në një studio. Imazhet u kapën nga fotografi Paola Kudacki.
Ajo gjithashtu realizoi një video për markën teksa shihet e shtrirë dhe me lëvizje provokuese, e që vuri në pah fizikun e saj të përkryer.
Ky fotosesion i ri vjen pasi Shayk mori pjesë në shfaqjen e modës të Rihanna’s “Savage x Fenty” me të brendshme dantella. Nëna e një fëmije mahniti me performancën e saj në pasarelën e “Savage X Fenty Show Vol”. /arbresh.info/
PSG triumfon nga Monaco në një ndeshje me shumë gola
Ulni faturat e energjisë me një truk që ruan nxehtësinë në s...
Aksident zingjiror në Prishtinë
Arrestohet një i mitur i dyshuar për veprën penale “Vjedhje ...
Tre shenjat më kreative të zodiakut që kanë gjithmonë ide të...
Natyraliteti i femrave bëhet ‘mollë’ sherri i një debati të ...